Arbëri

Qeveria gjermane konfirmon shtyrjen e takimit Kosovë-Serbi në Paris

Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi, në Paris

Në përgjigjen e shkurtër për DW, një zëdhënëse e Qeverisë gjermane tha ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Në lidhje me takimin e punës të zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk deshi të japë sqarime.

Më parë mediat kosovare kishin raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës të pezullojë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë.