Arbëri

Kryeministri kërkon të tërhiqet projektligji për financimin e partive

Foto: Koha
 

Shoqëria civile ka kërkuar që në Kuvend, të mos kalojë Projektligji për Financimin e Partive Politike, e për këtë sot protestuan e gjithashtu kanë pezulluar pjesëmarrjen në Komisionin Parlamentar Ad-hoc, për përmirësimin dhe forcimin procesit zgjedhor.

Pas kësaj, ka reflektuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, të merret vendimi për tërheqjen e këtij projektligji.