Arbëri

DASH: Kosova s'i ka përmbushur standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz

DASH: Kosova s'i ka përmbushur standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz
 

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në 187 vende dhe rajone të botës.

Megjithëse raporti njeh disa rezultate, siç është rishikimi i Kodit Penal të Kosovës në të cilin riklasifikohen të gjitha veprat e detyruara të prostitucionit si trafikim, si dhe emërimi i një koordinatori rajonal të Prokurorisë, aty theksohet se, megjithatë Qeveria nuk i plotësoi as standardet minimale në disa fusha kyçe.