Arbëri

KMDLNJ: Mbyllja e lojërave të fatit nuk po jep rezultatet e pritura

KMDLNJ: Mbyllja e lojërave të fatit nuk po jep rezultatet e pritura
 

Mbyllja e kazinove dhe lokacioneve të lojërave të fatit sipas KMDLNJ-së nuk do ta ulë shkallën e kriminalitetit por rritja e pranisë së shtetit ligjor, kontrollet dhe mbikëqyrja e rregullt, duke i detyruar t’i përmbahen rregullave fiskale, sigurisht se do të ndikonin dhe do të kontribuonin në uljen e krimit si dhe në rritjen e shkallës së mbledhjeve të taksave dhe tatimeve e që nuk është bërë deri më tani.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thekson se me mbylljen arbitrare të kazinove dhe lojërave të fatit po stimulohet ekonomia informale për faktin se tani ka kazino dhe lokacione të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitetin ilegalisht dhe thuajse për çdo ditë ka raste kur Policia e Kosovës zbulon ndonjë lokacion ku ilegalisht veprojnë kazinotë dhe lojërat tjera të fatit, transmeton ksp.