Arbëri

Kryeministri Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina

Kryeministri Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina

Vushtrri, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë, e cila u përurua në sheshin që mbanë emrin e tij, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.