Arbëri

Autoriteti i Aviacionit Civil mbajti ushtrimin për menaxhimin e emergjencave

Prishtinë,19 qershor - Autoriteti i Aviacionit Civil dje në ANP "Adem Jashari" ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave.

Ky ushtrim mbahet çdo dy (2) vjet dhe është i bazuar në kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në përputhje me standardet me të larta të Agjencisë Europiane për Siguri të Aviacionit (EASA) si dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Në këtë ushtrim morën pjesë njësitë zjarrefikse dhe të kërkim-shpëtimit si dhe njësitë e tjera me përgjegjësi të aeroportit si dhe të gjitha autoritetet shtetërore përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil të Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe FSK-në, Policinë dhe institucionet shëndetësore.

Ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti. Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

{gallery}