Arbëri

Reagimi i Jozefina Topallit: Një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla

Descriptive Text

Tiranë, 19 qershor - Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, një nga figurat më të spikatura të kësaj partie, reagoi sot pas ngjarjes në Shkodër, ku pati zjarr në një klasë të një shkolle që do të shërbejë si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada”, tha Topalli.

“Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë patur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat”, vijoi Topalli.“Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e së drejtës me votue.

Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”, tha Topalli/ATSH.