Arbëri

Presidenti Ilir Meta i shqetësuar për rrezikun e rivendosjes së vizave për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta i shqetësuar për rrezikun e rivendosjes së vizave për Shqipërinë
 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, presidenti Ilir Meta vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.