Arbëri

Ndryshon forma e subvencionimit të mjedrës në Kosovë

 

Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar formën e subvencionimit të mjedrës. Tash e tutje kultivuesit e saj nuk do të subvencionohen për sipërfaqet e mbjella, por për sasinë e mjedrave të prodhuara dhe atë me 8 centë për kilogram.

Në Shoqatën e Kultivueseve të Mjedrës thonë se kjo formë subvencionimi është më e mirë, ndonëse çmimi do të duhej të ishte më i lartë.