Pacifistët të dhunshëm mes vete Foto: Koha

Pacifistët të dhunshëm mes vete

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 18 June 2019 07:15

Përplasjet e dhunshme dhe parregullsitë janë duke i përcjellë zgjedhjet brendapartiake të Lidhjes Demokratike (LDK), e cila shquhet për trashëgiminë “pacifiste” shumëvjeçare. Ky ambient rrezikon ta çojë këtë subjekt politik drejt një ndarjeje të re.

Me grushte e karrige janë shoqëruar të dielën votimet në Nëndegën në Mat, e cila funksionon në kuadër të Degës së Tretë, e që njihet si “Dega e Presidentit”, meqë për kohë të gjatë asaj i përkiste kryetari historik i LDK-së, Ibrahim Rugova. Vetëm policia ka mundur ta ndalte rrahjen mes delegatëve. Uniformat blu kanë arrestuar shtatë persona, të përfshirë në rrahje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas pushimit të grushteve, Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i Nëndegës, ndërsa nënkryetar Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit. Përleshja, ndërkaq, ndodhi mes mbështetësve të Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli ka drejtuar gishtin kah Abrashi, për rrahjen që i parapriu zgjedhjes së tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme