Dyshohet që me Rregulloren e re tentohet të eliminohen kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special Foto: Alban Bujari / KD

Dyshohet që me Rregulloren e re tentohet të eliminohen kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 18 June 2019 06:30

Edhe pas dy muajsh prej kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka nisur procesin e ndryshimit të Rregullores për përzgjedhjen e kryeprokurorëve, Rregullorja e re nuk është miratuar.

Mosmiratimi ka pamundësuar zgjedhjen e dy kryeprokurorëve, pozitat e të cilëve mbahen nga ushtrues detyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të afërta me procesin i kanë thënë gazetës se Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke tentuar që përmes Rregullores së re t’i eliminojë kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special.

Në Rregulloren aktuale për kryeprokuror special mund të konkurrojnë edhe prokurorët e prokurorive themelore, ndërsa në Rregulloren e re ka përpjekje që të kufizohet kandidimi vetëm në prokurorë specialë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme