Arbëri

Fillon “Marshi i Refuzimit”

Ka filluar “Marshi i Refuzimit” i organizuar nga shoqëria civile në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, ndërkaq është njoftuar se do të vazhdojë me ndalje të shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare, transmeton Koha.net.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Ata vlerësojnë se Projektligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.