Ka filluar “Marshi i Refuzimit” i organizuar nga shoqëria civile në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, ndërkaq është njoftuar se do të vazhdojë me ndalje të shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Ata vlerësojnë se Projektligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.