Arbëri

Arban Abrashi akuzohet se po organizon ‘banda’ për prishjen e kuvendeve të LDK-së

 

Përplasje, por këtë herë vetëm verbale, vazhdojnë ta përcjellin garën për strukturat e reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Skena të tilla u panë edhe të enjten, në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në lagjen Mati1, pjesë e degës së tretë në kryeqytet, ku është rizgjedhur për kryetar Avdi Pireva, raporton KTV.