Arbëri

VV: Në emër të SISH u vodhën 20 milionë euro, MSH hap tender të ri

VV: Në emër të SISH u vodhën 20 milionë euro, MSH hap tender të ri

​Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka adresuar shqetësimin në lidhje me fondet e ndara për Sistemin Informativ Shëndetësor i njohur si SISH, duke akuzuar kompanitë e afërta me PDK-në për korrupsion dhe duke paralajmëruar, sipas tyre, një tjetër skandal të radhës në lidhje me këtë çështje.

Jusuf Ulaj dhe Mirsad Shkretaj nga Komiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, fajësuan Ymer Shahinin, kunatin e zëvendëskryeministrit aktual të Kosovës, Enver Hoxhaj, për përfitim të jashtëligjshëm të 20 milionë eurove si fonde të dedikuara për SISH.