Arbëri

Dështon të mbahet sërish seanca e parë ndaj Rugovës, Haraqisë e tjerëve

Descriptive Text

Ka dështuar sërish të mbahet seanca e parë ndaj Ukë Rugovës, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqisë e 19 të akuzuarve të tjerë për shkak të mungesës së disa prej të akuzuarve.

Me më shumë se një orë vonesë janë futur në sallën e gjykimit të akuzuarit, raporton Koha Ditore.

21 të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhën me shit-blerjen e vizave italiane.

Përkundër se aktakuza është ngritur që në vitin 2016, ligjërisht ende nuk ka përfunduar seanca e parë.

E në sallë nuk ishin të pranishëm disa nga të akuzuarit.

Sipas Kodit të Procedurës Penale seanca gjyqësore nuk mund të mbahet pa praninë e të gjithë të akuzuarve përjashtimisht nëse gjykata ka arsye të veçojë procedurën e atyre që nuk janë të pranishëm në seancë.

Me dështimin e kësaj seance Gjykata ka shënuar rreth 20 muaj prej kur nuk ka arritur ta përfundojë asnjë seancë.

Seanca e fundit që kishte arritur të përfundohet ishte ajo e 22 nëntorit të vitit 2017 por se procesi ishte kthyer në pikën zero për shkak se ka ndërruar trupi gjykues. Ligjërisht sipas Kodit të Procedurës Penale me ndryshimin e trupit gjykues procesi i gjykimit kthehet në pikën zero pavarësisht në cilën fazë ka qenë procesi gjyqësor

{gallery}