Arbëri

Scotti përkujton ditën kur u gjetën të vrarë vëllezërit Bytyçi, kërkon dënim për ekzekutorët

Foto: REL
 

Në një postim në Twitter, në anglisht dhe në serbisht, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, ka përkujtuar se si sot, para 18 vjetësh, në vendin Petrovo Selo në Serbi, është zbuluar varreza masive me trupat e 75 kosovarëve të vrarë nga forcat ushtarake e policore të Serbisë në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999, transmeton Koha,net.

Kyle Scott ka përkujtuar se në mesin e këtyre kufomave që u zhvarrosën më 14 qershor të vitit 2001, kanë qenë edhe trupat e tre shtetasve amerikanë me mbiemrin Bytyçi.