Arbëri

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë me paratë e veta barnat dhe materialin shpenzues

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë me paratë e veta barnat dhe materialin shpenzues
 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të ketë probleme me furnizim me barna dhe material shpenzues. Pacientët janë duke u detyruar që barnat dhe materialin shpenzues, që do të duhej të siguroheshin nga menaxhmenti i QKUK-së, t’i blejnë me paratë e tyre. Në disa Klinika të QKUK-së mungojnë fashat, shiringat, infuzionet, gjilpëra sterile, skalperët e penjtë, shkruan sot Koha Ditore.

Një pacienti, emër i njohur për redaksinë, i është dashur t’i shpenzojë mbi 150 euro për materiale para se t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë. Ka përmendur thjerrëzën, ketrigjinin, skalpërin, substancën viskoelastike, ringerin, filiodrapin,dorëzat sterile dhe solucionin.