Arbëri

KOMF-i del me rekomandime që prioritizojnë interesat e fëmijës brenda sistemit arsimor

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF – në kuadër të Grupit Tematik për Arsim, zhvilloi tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor?”

Gjatë kësaj tryeze u prezantuan pikëpamjet e shoqërisë civile, nxënësve, prindërve etj., lidhur me atë se a është konsideratë primare interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor, në kuptimin e legjislacionit, politikave, kurrikulës, ndarjes buxhetore për arsim, organizimit të sistemit arsimor, mësimdhënies dhe edukimit, qasjes pedagogjike, cilësisë dhe infrastrukturës.