Arbëri

Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Holanda sqaron votën “jo” për Shqipërinë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
 

Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Një proces tepër i rëndësishëm dhe unik për rajonin.

Politika e BE-së bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz, për tu siguruar që reformat, në vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.