Arbëri

Hoti i PDK-së qorton Hotin e LDK-së “si nuk skuqesh kur flisni para Veselit për luftën?”

Descriptive Text

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Andin Hoti, ka kritikuar shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hotin, pas deklaratave të këtij të fundit se ‘formimi i një komisioni hetimor parlamentar për listat e fryra të veteranëve është sa për të larë veten’.

Hoti i PDK-së i ka thënë Hotit të LDK-së se si është e mundur që nuk skuqet kur flet për luftën para Kadri Veselit dhe se LDK-ja nuk përkrahë asnjë iniciativë që është në interes të qytetarëve, madje as iniciativën për themelimin e Tribunalit Special për krimet e gjenocidit serb.

Veç për kuriozitet, sepse deklaratat e z. Hoti nuk mund të merren më seriozisht, sidoqoftë, çfarë ka për tu 'larë' Kryetari i PDK-së për luftën para teje z. "Lider"? Si është e mundur që nuk skuqeni kur flisni para z. Veseli për luftën? Apo ndoshta, e barazvlerësoni luftën që ti e ke parë në filma, me luftën që z. Veseli e ka bërë në 1997-1999 përball paramilitarëve serb, dhe i jep vetit të drejtë të flisni për luftën? Jo, lufta e UÇK-së nuk ka qenë skenë filmi, ka ndodh në të vërtetë, para hundëve tuaja”, ka shkruar Andin Hoti në Facebook.

Andin Hoti, tutje ka akuzuar shefin e deputetëve të LDK-së se përdor mediat për të thënë gënjeshtra.

Nuk kanë faj, sepse ti z. "Lider" nuk mbajë mend që ke dhënë ndonjë deklaratë me përmbajtje serioze, ti s’e flet të vërtetën, e madje gënjen edhe hapur publikun kur mediat i ke para vetes. (Ne Lidhja Demokratike e Kosovës NUK do të marrim pjesë më në asnjë votim...) frazë tjetër jo serioze e juaja, që e kam ndëgju me dhjetëra herë në Kuvend. Rrahja brenda anëtarësisë së LDK-së në Degën e Mitrovicës si tu duk, kush fitoj në atë 'duel'? Oh, harrova "spaske" qenë aty! Teknologjia të zuri në rrenë edhe këtu!”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të merret me Andinin për shkak të respektit që ka për babain e tij, Ushkin Hotin.

Gjuhen qe Andini po e perdor ndaj meje une nuk mund ta perdor ndaj tij. Andini eshte djali i nje njeriu te madh te Kosoves dhe te Rahovecit. Per hire te babes se tij, une do ta ruaj respektin per Andinin dhe do ta kursej”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook./KsP.