Kosova për elitën politike serbe është “rezervuar shumë i madh i nacionalizmit që përdoret sa herë që duhet ndërruar temat nga zhvillimet siç janë sundimi i ligjit, liria e medieve, thotë politologu serb Vuk Velebit, transmeton Koha.net.
Ai theksuar se 20 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës duhet shikuar “se ku jemi dhe sa jemi ballafaquar me atë se çfarë është Kosova sot”.
"Duhet shikuar se ku jemi 20 vjet pas dhe si shoqëri sa jemi ballafaquar me Kosovën sot, ç’raport duhet të kem i me të dhe si të zgjidhet problemi me Kosovën. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe pas tërheqjes së ushtrisë sonë, Millosheviqi pati deklaruar e kjo është një fitore e madhe ndaj NATO-s, ende vërehet refuzimi i elitave politike që të përballen me realitetin po vazhdohet dhe po ndërtohet rrëfimi mitik për Kosovën", ka thënë Velebit për n1.
Ka shtuar se është e qartë mungesa e fakteve. "Nëse luftohet kundër gjysmës së botës, kush mund ta presë se do të fitojë ndaj saj”.
Ka thënë se Kosova është “rezervuar politik i nacionalizmit” në mënyrë që gjërat tjera, si reforma, liria institucioneve, të vihen në plan të dytë.
Në pyetje se ç’zgjidhej pre për Kosovën, Velebit përgjigjet:
"Në kohë të fundit edhe Aleksandar Vuçiqi e ka përgatitu opinionin për nënshkrimin e njëfarë marrëveshjeje me Kosovën. Do ta kemi atë takimin në Paris, por nuk pres që aty të ndodhë ndonjë gjë konkrete, ashtu siç nuk ndodhi as në Berlin. Sepse, derisa të mos hiqet taksa që e ka vënë Kosova, nuk do të ketë ndonjë lëvizje”.
Velebit ka thënë se elita politike në Serbi flet shumë për paqe e stabilitet, porse kjo është e kundërt me atë që ndodh në publik dhe me mesazhet që i dërgon.
"Ministrat shpesh ndezin zjarrin, pastaj paraqitet Vuçiqi dhe i shpëton gjërat", ka vlerësuar Velebit.