Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjukanoviq: KOS-i në Mal të Zi në mbrojtje të Serbisë së madhe, Kisha autoqefale malazeze do të ripërtërihet

Presidenti malazez Milo Gjukanovi e ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi dha ka shtuar se do ta ripërtërijë Kishën Ortodokse të Malit të Zi pa marrë para sysh nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se KOS në Mal të Zi po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në të cilën ajo beson, ndërsa ka theksuar se “tregimi i saj për argjipeshkvitë përtej kufijve është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës ortodokse kudo nëpër botë".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"KOS-i mendon se Mali i Zi gabimisht është bërë i pavarur dhe se me kohë do të merret vesh gabimi e do të kuptohet nevoja për t’u nisur ndërtimi i Serbisë së madhe. Ne duhet, natyrisht me ekzistencën tonë, vendosmërinë dhe vizionin t’i themi se nga ajo nuk ka asgjë", citon n1 të ketë thënë Gjukanoviq.

Ka shtuar se Mali i Zi është i pagjunjëzuar për ndërtimin e një shoqërie multietnike, por ka theksuar se ka mbetur edhe një hap i rëndësishëm me të cilin do të ndreqet padrejtësia e madhe që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20-të, e ajo është përtëritja e Kishës autoqefale ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).

Gjukanoviq ka përfunduar se Mali i Zi bashkëkohor nuk do të lejojë të jetojë nën diktatin e një organizate fetare e cila përfaqëson reliktin e të kaluarës.