Arbëri

Samiti i Parisit në pikëpyetje, sipas Daçiqit

Samiti i Parisit në pikëpyetje, sipas Daçiqit

Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se është e pasigurt nëse më 1 korrik do të mbahet samiti i Parisit ndërmjet zyrtarëve të Serbisë e të Kosovës duke shtuar se ai nuk do të mbahet nëse nuk ka shanse që të arrihet një përmirësim i gjendjes, “nëse nuk heqin taksën”, ka saktësuar ai, transmeton Koha.net.

Sipas bindjes së Daçiqit, është e sigurt se Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nuk do të lejojnë që, siç tha ai, “ta tërheqë për hunde Ramush Haradinajn”.