Arbëri

Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.8%. Kurse, kishte një rënie për -0.4 për qind, krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2018.

ASK-së, rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit -8.8%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -2.7%, prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj -1.6%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.5%, prodhimi i pajisjeve elektrike -1.4%, prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj -0.6%, dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -0.1%.