IHMK-ja tregon se kur kthehen temperaturat e larta në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

IHMK-ja tregon se kur kthehen temperaturat e larta në Kosovë

04 June 2019 22:03

Dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të ketë reshje shiu, derisa nga e premtja do të kthehen temperaturat e larta, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë gjatë këtyre dy ditëve në vijim, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme