“Vuçiqi dhe Serbia do të paguajnë për trajtimin që i bënë nëpunësit rus të UNMIK-ut”

“Vuçiqi dhe Serbia do të paguajnë për trajtimin që i bënë nëpunësit rus të UNMIK-ut”

02 June 2019 14:13

Historiani serb Nikolla Samarxhiq ka folur për gazetën “danas” të Beogradit për rastin e “diplomatit” rus në UNMIK i cili iu bashkua protestuesve serbë në veri duke e penguar aksionin e Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit, transmeton Koha.net.

Bëhet fjalë për mesazhin e armiqësisë ndaj Evropës, SHBA-së dhe “fqinjëve tanë jugosllavë” dhe shtrohet pyetja se cili do të jetë çmimi që Aleksandar Vuçiqi personalisht do ta paguajë dhe cili është çmimi që do ta paguajnë ne të tjerët.

Kështu ka thënë ai duke komentuar vizitën që presidenti serb Vuçiq ia bëri shtetasit rus Mikhail Krasnoshçenkov i cili , pas lëndimit gjatë aksionit të Policës së Kosovës në veri u dërgua për shërim në Beograd.

Sipas Samarxhiqit, bëhet fjalë për një nëpunës të papërgjegjshëm të bashkësisë ndërkombëtare, i cili është lënduar për shkak të sjelljes së tij prej huligani. Ai ka shtuar se Rusia po i bën obstruksione marrëveshjes me Kosovën për të penguar hyrjen pjesës së mbetur nga ish-Jugosllavia në Bashkimin Evropian.

“Mbështetja jonë në agjenturën ruse në Serbi, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni dhe në mal të Zi, qartë do të thotë heqje dorë nga integrimet evropiane. Ata, megjithatë, janë të vetëdijshëm se eksperimente me këtë agjenturë do të dështojnë. Po vërehet qartë se matrica e provokimit të incidenteve është në interes të Rusisë zyrtare, që nga sulmi në pushtetin e Podgoricës e në Shkup deri tek institucionet në Bosnjë e Hercegovinë e te përkrahja e atmosferës së dhunës dhe të kriminalitetit në Kosovë”, thotë Samarxhiq, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Vuçiqi ia numëron plagët rusit të UNMIK-ut, i thotë “iu qëndrove mirë goditjeve”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Veri03/06/2019 10:53

Rrena vetem rrena po te ishte vertet i lenduar do te mjekohej ne Kosove por lendime ai nuk pati asgje e sa per tuten e tij se çfar mund te ndodhte me te mbasi e ka dit se qka ka bere ajo eshte tjeter dmth. Veper kriminale qe ka bere rusi dhe mundohet ta shpetoj vendin e punes me inteiga te perkrahura nga serbia... Po ne Kosove nuk do tja dal... Flm.

Shto koment

Të ngjashme