Arbëri

Lavrovi i kërkon OKB-së të reagojë për rastin e përfaqësuesit rus në UNMIK

Lavrovi i kërkon OKB-së të reagojë për rastin e përfaqësuesit rus në UNMIK
 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, pas rastit të shtetasit rus në UNMIK, ka akuzuar "mbrojtësit perëndimorë ua kanë krijuar përshtypjen përfaqësuesve të Prishtinës për pandëshkueshmëri, ndërsa ata kanë dalë nga kontrolli i atyre që janë shtirë sikur po i kontrollojnë".

"Në fakt ata asnjëherë askënd nuk e kanë dëgjuar. Edhe BE-ja, edhe SHBA-ja janë përpjekur t'i kontrollojnë, por kjo ka çuar në rezultate dëshpëruese për patronët nga Perëndimi, që autoriteteve kosovare u ka krijuar përshtypjen e pandëshkueshmërisë dhe të lëshimit pe", citon agjencia ruse e lajmeve TASS Lavrovin, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, transmeton Koha.net.