Arbëri

Ahmeti: Raporti i progresit na detyron të jemi vetëkritikë

Ahmeti: Raporti i progresit na detyron të jemi vetëkritikë
Foto: Ilustrim/Koha
 

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahemti, deklaroi sot se raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyre për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës dhe jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në Bashkimin Evropian.

“Raporti i progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara. Ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyre dhe të jemi vetëkritik”, shkroi Ahmeti.