Arbëri

BE-ja kërkon plan veprimi për t’i adresuar gjetjet e Raportit të Progresit

Descriptive Text

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe konkretë për t’i adresuar të gjitha gjetjet e listuara në Raportin për Kosovën, i cili është publikuar një ditë më parë nga Komisioni Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Shoqëria civile, ndërkaq, ka shprehur brengën se shkaku i mospunës së institucioneve vendi ka humbur hapin në procesin e integrimit.

Qëndrimet janë shprehur të enjten në Prishtinë, në një panel diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se reformat që duhet të përmbushen kërkohen me qëllimin për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)