Arbëri

Hoxha: Vlerësime më të mira se në vitin e kaluar nga Raporti i KE-së

Hoxha: Vlerësime më të mira se në vitin e kaluar nga Raporti i KE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit Haradinaj dhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka potencuar se “ne kemi marrë vlerësime më të mira se ato nga raporti i vitit të kaluar, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë që raporti të marrë këtë vlerësim”.

Hoxha vlerëson faktin se çështja e liberalizimit të vizave në raport është decidiv, të liberalizohen vizat duke shtuar se “tash çështja është në duar të Këshillit të Ministrave. Ne vlerësojmë që raporti ka nënvizuar përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizim”