Arbëri

Vetëvendosje thotë Policia dëshmoi aftësi për të luftuar krimin, por mungon vullneti politik

 

Kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë, përfshirë këtu pjesën veriore të vendit tonë.

Kjo dëshmon se policia jonë ka mundësi, aftësi dhe kapacitete për të luftuar krimin, por përgjithësisht mungojnë urdhrat zyrtarë nga prokuroria dhe vullneti politik nga krerët institucionalë, thekson Vetëvendosja në një reagim të saj në lidhje me aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.