Arbëri

136 ish-punëtorë të “Sharcem-it” kërkojnë t’u njihet e drejta edhe për 40% të pagës

Për 30 vjet, Xheladin Laçi ishte punëtor në fabrikën e çimentos Sharrcem, në Han të Elezit.

Por, që nga privatizimi i kësaj fabrike në vitin 2001, ai është larguar nga puna, duke u paguar me 60% të pagës deri në vitin 2010, raporton KTV.

Të njëjtin fat e kishte edhe Hysni Krasniqi.

Për këtë, Laçi bashkë me 136 punëtorët e larguar, kanë paditur kompaninë në Gjykatën Themelore të Kaçanikut, e më pastaj lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, për t’u kthyer në rigjykim pas 7 vjetëve, e seanca e parë pritet të mbahet më 7 qershor.

Këta ish-punëtorë po kërkojnë nga gjykata që t’u njihet e drejta për kompensim edhe të 40% të pagës për këtë kohë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vitin 2010 e ka shitur SharrCem-in te kompania greke “Titan”, për 30 milionë euro.

Në Agjencinë e Privatizimit thonë se, sipas kontratës, tre vjet pas privatizimit, blerësi ka pasur obligim që t’i mbajë në punë 503 persona dhe ata nuk janë njoftuar nga asnjë punëtor që gjatë kësaj periudhe, blerësi nuk e ka përmbushur këtë obligim.