Arbëri

Kurti: Një muaj nga kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit, heshtje nga Prokuroria

Kurti: Një muaj nga kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit, heshtje nga Prokuroria

Sot janë bërë një muaj që kur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, në Prokurorinë Themelore, pasi në seancën e cila është mbajtur me 28 dhjetor të vitit të kaluar, për rastin ‘Syri i Popullit’, Thaçi dhe Veseli nën betim, siç deklaruan Kurti e Konjufca, kishin shpifur për ta.

Kurti, përmes një postimi në facebook ka thënë se sot u bë një muaj që kanë bërë kallëzimin penal e Prokuroria heshtë.