Arbëri

Rritet eksporti e importi në Kosovë

Rritet eksporti e importi në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.6% në muajin prill 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 258.5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 244.7 milionë Euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.5%.