Arbëri

Meta: Jam gati që të dekretoj një datë tjetër për zgjedhjet

Meta: Jam gati që të dekretoj një datë tjetër për zgjedhjet

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një deklaratë për mediet përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi.

Meta tha se është i gatshëm që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre.