Arbëri

Policia e Kosovës lanson fushatën ‘Të gjithë jemi këmbësorë’

 

Prishtinë, 22 maj - Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.

Në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës dhe Ministria, është bërë edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.