Shkeljet ligjore e detyruan MZHE-në ta anulojë tenderin për ekspertin e pavarur për TC “Kosova e Re” Foto: Koha

Shkeljet ligjore e detyruan MZHE-në ta anulojë tenderin për ekspertin e pavarur për TC “Kosova e Re”

Sanije Jusufi Sanije Jusufi 22 May 2019 07:00

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka anuluar tenderin për “Shërbimet konsulente në formë të inxhinierit të pavarur të Qeverisë dhe konsulentit të pavarur mjedisor dhe social për TC ‘Kosova e Re’” në vlerë rreth 4 milionë euro për periudhën 6-vjeçare. Anulimi i këtij tenderi ka ardhur pas opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili ka konstatuar shkelje të Ligjit të Prokurimit, përkatësisht pjesës që ka të bëjë me rregullat dhe udhëzuesit operativë për prokurim publik, shkruan sot Koha Ditore.

Në opinion thuhet se Autoriteti kontraktues është dashur të përdorë procedurën e kufizuar, ashtu siç parashihet me rregullat dhe udhëzuesit operativë për prokurim publik, ku në detaje parashihet në cilat aktivitete të prokurimit autoritetet kontraktuese duhet të përdorin këtë procedurë, duke rregulluar secilën fazë të zhvillimit të procedurës me nene të veçanta nga përdorimi i procedurës, njoftim për kontratë-parakualifikim, dosja e tenderit, pranimi i tenderëve, vlerësimi i propozimit teknik, hapja publike e propozimeve financiare, si dhe vlerësimi përfundimtar i cilësisë, kostoja dhe dhënia e kontratës.

Veprimet e MZHE-së, sipas AKK-së, bien ndesh me nenin 33 paragrafi 2, që flet për procedurat e hapura dhe të kufizuara të LPP-së, si dhe me nenin 59 të rregullave dhe udhëzuesit operativ për prokurimin publik.

“Konsiderojmë se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në aktivitetet e prokurimit, andaj Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandon që të evitohen këto shkelje, duke i njoftuar operatorët të cilët kanë tërhequr dosjen e këtij tenderi”, thuhet në opinion. Edhe në njoftimin për anulim të tenderit thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e një shkeljeje ligjore që ka ndodhur apo do të ndodhë në procedurën e prokurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme