Arbëri

Opozita këtë javë me mocion votëbesimi, shpresat te disa deputetë të pozitës

Opozita këtë javë me mocion votëbesimi, shpresat te disa deputetë të pozitës

Këtë javë pritet takimi i liderëve të opozitës, kështu për një mocion votëbesimi për qeverisjen aktuale. Opozita janë në kërkim të votave të pozitës, ndërkohë LDK-ja ende nuk ka vendim nëse do i kërkojnë edhe votat e Listës Serbe. Këtë javë pritet të bëhet mocioni, por jo edhe shkarkimi i Qeverisë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka rikonfirmuar për KosovaPress-in takimin e liderëve të partive opozitare brenda kësaj jave, qëllimi i të cilit tha se është intensifikimi i bashkëpunimit në mes tyre dhe koordinimin rreth përmbajtjes së mocionit për rrëzim të qeverisjes aktuale .