“Kosova nuk lejoi që Gjuriqi t’i sillte 10 traktorë në Leshak”  Foto: Tanjug

“Kosova nuk lejoi që Gjuriqi t’i sillte 10 traktorë në Leshak”

20 May 2019 14:47

Autoritetet e Kosovës nuk ia dhanë lejen për hyrje në Leshka drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriqit, i cili sot kishte planifikuar të vizitonte fshatin Leshak dhe që bujqve të tij t’ua dhuronte 10 traktorë, njofton gazeta e Beogradit “danas”, transmeton Koha.net.

Pas mos dhënies së lejes, Gjuriqi e ka mbajtur një konferencë në të cilën ka thënë se dhurata e Serbisë doemos brenda ditës do të jetë në Leshak.

Ai është ankuar se i ishte ndaluar hyrja “përkundër faktit se vizita ishte paralajmëruar".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme