Arbëri

Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave me presion labil atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike, njofton IHMK do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, transmeton Koha.net.

Tri ditët e para të javës parashihen të kenë më pak reshje edhe atë nëpër territore të kufizuara, por nga enjtja, pritet që mbi vendin tonë të depërtoj një fronte vranësirash të dendura dhe jo stabile i cili me vete do të bartë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do ë fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.