Arbëri

FSK në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

FSK në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Një kontingjent i FSK-së është nisur për të marrë pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR), e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Përgjigjja e Menjëhershme-19”.

FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD).