Shoqëria civile: Korrupsioni mos të ndëshkohet vetëm nga Ambasada Amerikane

Shoqëria civile: Korrupsioni mos të ndëshkohet vetëm nga Ambasada Amerikane

18 May 2019 14:13

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile kanë mirëpritur reagimin e Ambasadës Amerikane në lidhje me dështimet e drejtësisë kosovare kundër aferave të korrupsionit të lartë. Në një komunikatë për media koalicioni i OJQ-ve thotë se reagimi amerikan duhet të shërbej për policët, prokurorët, gjyqtarët e edhe qytetarët që të ngritin zërin kundër korrupsionit të brendshëm.

Sipas tetë organizatave, kjo ambasadë veçoj disa nga rastet me aferat korruptive më të mëdha si Pronto, Vizat Italiane, Ikja nga burgu i Dubravës dhe Apex, disa prej të cilave kanë marrë vendim nga gjykata e disa të tjera janë në proces, transmeton ksp.

“Duke parë që sistemi i drejtësisë vendore nuk po funksionon, Ambasada Amerikane vendos që të konsideroj ndëshkime për marrje të vizave për personat e përfshirë në këto raste. Fakti që Ambasada Amerikane në komunikatën e saj përmend edhe rastet e mbyllura, na rikujton promovimin e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe pastrimin e figurave përmes lirimit të tyre nga përgjegjësia penale duke shfrytëzuar sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagim. Organizatat bëjnë thirrje që shoqëria të mos privohet nga një sistem drejtësisë.

“Andaj, ne edhe një here bëjmë thirrje që kjo shoqëri të mos privohet nga një sistem drejtësisë që merr vendime meritore dhe të drejta”, thuhet në komunikatë.

Organizatat përkrahëse:

Demokraci Plus (D+)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

FOL

Çohu

Grupi për Studike Politike dhe Juridike (GLPS)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Demokratik i Kosovës (KDI)

Komentet

Shto koment

Të ngjashme