Ish-ilegalët morën paga pa punuar fare

Ish-ilegalët morën paga pa punuar fare

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 17 May 2019 07:21

Ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka paguar 18 punonjës të ish-strukturave paralele serbe pa punuar fare.

Edhe pse ata ishin punësuar me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 22 korrik 2015, të bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “mbrojtje civile”, në veri të Mitrovicës, gjatë 2018-s nuk ishin paraqitur fare në vendin e punës, shkruan sot Koha Ditore.

Këta punonjës nuk kishin kryer detyrat e përcaktuara me kontratë, ndërsa kanë marrë paga. MZHE-ja kishte shpenzuar mbi 92 mijë e 330 euro për paga të tyre vetëm gjatë vitit që kemi lënë pas.

Marrëdhënia e punës për 18 zyrtarët ishte formalizuar në vitin 2016, në Departamentin për Integrime Evropiane, si zyrtarë për monitorim të zhvillimit ekonomik në nivel lokal, nuk ka asnjë dëshmi për realizimin e punëve në përputhje me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive që janë ngarkuar nga MZHE-ja.

Këto shkelje e parregullsi evidentohen në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, që u bë publik të enjten, dhe sipas të cilit kjo gjendje u krijua si rezultat i mosrespektimit të kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e punëtorëve dhe përpjekjeve të pamjaftueshme të Ministrisë për t’i angazhuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii17/05/2019 10:34

Marin... se ne krye te shtetit jane argatet e tyne. Sikur te ishin patriotet e vendit atehere gjendja do te ishte krejt ndryshe...

Shto koment

Të ngjashme