Arbëri

Kosnett: SHBA-ja, në partneritet me BE-në, është e përfshirë në dialog

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të përfshira në procesin e dialogut në partneritet me Bashkimin Evropian dhe me Qeverinë e Serbisë dhe me Qeverinë e Kosovës. Presidenti Trump u ka shkruar Vuçiqit e Thaçit për të theksuar rëndësinë e procesit të dialogut dhe përkushtimin e SHBA-së që të ecet përpara", ka thënë ambasador amerikan në Kosovë Fhilip Kosnett.

Ai në një intervistë për radio Gorazhdevcin ka theksuar se është me rëndësi që njerëzit të mos dekurajohen lidhur me procesin e dialogut.

"Natyrisht, është frustuese kur negociatat ndeshen në pengesa dhe ngecin, prandaj duhet menduar për mënyrën se si të ecet përpara. Qëndrimi i Qeverisë së SHBA-së është se heqja e taksës është hap i rëndësishëm për kthimin e ritmit. Janë disa hapa që dëshirojmë t’i shohim t’i ketë marrë Qeveria e Serbisë. Do të donim të shihnim që të dy palët t’iu qasen bisedimeve në frymën e fleksibilitetit dhe kompromisit. Mendojmë se është në interes për të dy vendet dhe për të gjithë qytetarët të shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës e Serbisë që do të rezultonte me marrëdhënie normale e me mundësi të reja ekonomike e politike për të dy vendet”, citon b92 të ketë thënë Kosnett, transmeton koha.net.

Ai ka deklaruar se SHBA-ja nuk e di si do të zhvillohen e përfundojnë negociatat në dialog, por ajo ka dëshirë të shohë arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

"Kështu që jemi larg pohimit se zgjidhja duhet të jetë e tillë ose e atillë. Mendojmë se, nëse njerëzit kthehen në tryezë dhe fillojnë të bisedojnë për shumë çështje ashtu që të gjendet mënyra për të ecur përpara. Do të doja të shtoja se mendojmë se pos rolit që i kanë dy qeveritë rreth përparimit e këtij procesi, është shumë e rëndësishme të dëgjohet edhe zëri i shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe i qytetarëve të thjeshtë si pjesë e këtij procesi”, ka thënë ndër të tjera Kosnett.