Arbëri

OSBE-së nis punën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri

OSBE-së nis punën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shpallur thirrjen për vëzhgues në zgjedhjet lokale të Shqipërisë, që do të mbahen më 30 qershor.

Kjo zyrë është agjencia udhëheqëse në Evropë në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe thirrja e tyre për vëzhgues në procesin zgjedhor vjen në një kohë kur opozita jo parlamentare thotë se nuk do të lejojë të kryhen këto zgjedhje. ODIHR koordinon dhe organizon vendosjen e misioneve të shumta vëzhguese me mijëra vëzhgues çdo vit për të vlerësuar përputhjen e zgjedhjeve në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike dhe legjislacionin kombëtar.