Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hahn: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë merret para verës

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës, është shprehur komisioneri për zgjerim Johannes Hahn gjatë një takimi me deputetë të Bundestagut gjerman.

Në disa statuse në twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin", shkruan Hahn.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh, transmeton oranews.

"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE", shkruan Roth.