Arbëri

Riaktualizohet pronësia e pushimores në Kamenovë, Kosova nuk heq dorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk do të lejojë që drejtoria e likuidimit e Bankës “Atllas” të shesë aksionet në firmën Rekreaturs, që është vlerësuar me 14 milionë euro, duke pasur parasysh se në Gjykatën Themelore të Kotorrit ka një kontest me qëllim të vërtetimit të të drejtës pronësore ndaj kësaj firme të dikurshme të Kosovës, shkruan sot gazeta “Vjesti” e Podgoricës.

Banka “Atllas” në likuidim është në pronësi të biznesmenit nga fletarresti i Interpolit, Dushan Knezheviqit transmeton Koha.net.

Gazeta “Vjesti” thekson se në AKP i është thënë se para gjykatës në Kotorr janë mbajtur dy shqyrtime përgatitore, ndërsa shtojnë se nuk janë të informuar për situatën aktuale në lidhje me Bankën “Atllas” dhe për shitjen eventuyale të aksioneve në firmën “Rekreaturs”.

AKP ka për q[llim të dëshmojë se firma “Rekreaturs” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katror të plazhit buzë detit në Kamenovë, ku dikur ishte e ndërtuar pushimorja e punëtorëve të Kosovës, dhe jo firma me të njëjtin emër me seli në Budva.

Siç shkruan sot “Vijesti”, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ia kanë konfirmuar se nuk do të heqin dorë që të dëshmojnë se bëhet fjalë për mashtrim dhe se “Rekreaturs” BUdva nuk është trashëgimtari i vërtetë i të drejtës në pronë. “Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave tona dhe në lidhje me “Rekreatursin” AKP-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale-juridike të parapara me ligjet në fuqi në Republikën e Malit të Zi dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve do të ndërmarrë hapa , në kuadër të mundësive të veta, për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave pronësore”, kanë bërë të ditur në AKP.

Ata kanë dorëzuar dokumentacionin komplet me kronologjinë e zhvillimeve, se në ç'mënyrë katër punëtorë të dikurshëm të “Rekreatursit” selinë e firmës e kanë zhvendosur nga Prishtina në Budvë. Në herët gazetës “Vijesti” nga AKP-ja i është thënë se nuk kanë dijeni se në ç'mënyrë është bërë transformimi nga NSH “Rekreaturs” në Budva dhe grupit “Atllas” nga Podgorica.

Banka “Atllas” ka 18,4 milionë euro aksione në kompani të ndryshme në kuadër të grupit “Atllas”, të cilat drejtoria e likuidimit do të përpiqet t'i kthejë në para.

Pjesa më e vlefshme prej 99, 7 për qind në firmën “Rekreaturs” v lerësohet në 14 milionë euro. Banka “Atllas” është bërë pronare e kësaj pjese pas marrëveshjes nga viti 2017 me firmën “Atllas” Invest nga Podgorica dhe VB Holding nga Qiproja, të cilat duke bartur këtë pjesë kanë paguar një varg kredish. Ndër borxhet e fshira atëherë ishte edhe borxhi i presidentit të shtetit Millo Gjukanoviqit sipas kartelës rivolving në shumë 16,7 mijë euro.

“Rekreaturs” është firmë e dikurshme sindikale nga Prishtina që kishte pushimoren në Kamenovë dhe që planifikonte ndërtimi edhe të një tjetre në Ulqin. Në rrethana të pasqaruara gjatë luftës më 1999 firma është zhvendosur në Budva, kurse grupi “Atllas” e ka blerë për 60 mijë euro në vitit 2002.

Drejtoria e likuidimit e Bankës “Atllas” së shpejti duhet të shpallet shitja e patundshmërive të bankës “Atllas” të vlerësuara 40 milionë euro, si dhe të aksioneve në një varg firmash me vlerë 18 milionë eurosh.

Pjesa e plazhit, ku dikur ndodhej pushimorja e Kosovës, siç vihet në dukje në evidencën kadastrale të Drejtorisë për patundshmëri, në pjesën më të madhe është regjistruar në emër të firmës “Rekreaturs” të Budvës, ndërsa bashkëshfrytëzues në një pjesë të vogël janë Banka në falimentim e Kosovës, si dhe firma “Kozhar SOUR Trgovina”. Që të dyja e kanë selinë në Prishtinë. Pushimorja ka vite që është jashtë funksionit, kanë mbetur vetëm barakat e kalbura të papërdorshme, ndërsa në këtë plazh nuk ka filluar ndërtimi i vendbanimit turistik luksoz, siç parashihej me dokumentet e planit.

Në Kamenovë ishte paraparë vendbanim turistik

Ministria Shtetërore e Zhvillimit më 2014 ia kishte dhënë firmës “Rekreaturs” kushtet teksnike urbanistike për plazhin e Kamenovës, që asokohe ishte dokumenti i parë në procedurë i marrjes së lejes ndërtimore. Me dokumentin planifikues, të miratuar nga Qeveria, në ambientet e plazhit të Kamenovës parashihet ndërtimi i vendbanimit turistik me pesë yje. Vendbanimi lidh hotelin, dy hotelet kondo si dhe 14 vila. “Rekreaturs” deri më tash nuk ka bërë kërkesë për leje ndërtimore.

Në grupin “Atllas” disa herë kanë theksuar se ligjërisht janë bërë pronarë të tokës së kompleksit toksor. Kohë më para ata i kanë prezantuar “Vijestit” edhe planet për këtë pjesë atraktive të bregdetit të Budvës. Investimi kap vlerën e 88 milionë eurove.

Sipas Projektit Investues, parashihet që përveç ndërtimit të kompleksit hotelier rezidencial

edhe zgjerimi i plazhit, si dhe funksionalizimi i pjesës gurore të bregdetit, si dhe ndërtimi i objekteve të përkohshme sportive rekreative dhe i përmbajtjeve argëtuese.

Anasit kërkojnë kthimin e pronës

Tregimi për Kamenovën ka nisur qysh më 1957-shin e largët, kur Këshilli i Rrethit të Cetinjës kishte kryer ekspropirimin e 15 mijë metrave kub të banorëve vendës. Pushimorja është ngritur nga fundi i viteve të '50-ta të shekullit të kaluar, për nevojat e punëçtorëve të Kosovës, në mënyrë që më 1989 “Rekreaturs” të regjistronte edeh 12 mijë metra katrorë shtesë, pra përkatësisht 33 mijë metra katrorë, në të cilat shtrihet prapavija e plazhit.

Drama e vërtetë nis pas zhvillimeve luftarake në Kosovë, kur më 1999 në pushimoren e punëtorëve gati të rrënuar vendosen refugjatë nga Kosova. Disa punëtorë të “Rekreatursit” nga Prishtina e zhvendosin selinë e firmës në Budva, ndërsa kompleksin atraktiv e regjistrojnë në këtë firmë, që ndërkohë futet në privatizim.

Kamenovën e kërkojnë edhe vendësit, të cilët pohojnë se atyre u është rrëmbyer toka, dhe se tani kërkojnë t'u kthehet. Vendësit e Kamenovës dhe të Shen Stefanit tash disa dekada zhvillojnë kontest gjyqësor për kthimin e tokës së stërgjyshore, që u është rrëmbyer në ranishten e Kamenovës, siç shprehet “Vijesti”. Gjykata Themelore në Kotorr qysh para 15 vjetësh ka ndërmarë një masë të përkohshme për ndalimin e shitjes, disponimit dhe të ngarkimit me tokën, transmeton Koha.net.