Partitë me mospajtime rreth transparencës së financave

Partitë me mospajtime rreth transparencës së financave

10 May 2019 16:15

Transparenca e partive politike, përfshi edhe publikimin e financave dhe shpenzimeve, përbën një prej kritereve të domosdoshme që Komisioni Evropian u ka vënë të gjitha shteteve aspiruese në procesin e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bazuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian, Kosova përbën një prej vendeve që ka probleme me mungesën e transparencës nga partitë politike.

i përket transparencës së financimit të partive politike, eksperti ndërkombëtar, Yukihiko Hamada nga organizata IDEA International, tha për Radion Evropa e Lirë se publikimi online i raporteve të financimit të partive politike, do të rriste transparencën.

“Nëse bëhet online, ka disa beneficione. Së pari, kursen kohë, është mënyrë më eficiente, dhe pastaj qytetarët ose kushdo nga shoqëria, mund t’i gjejnë të dhënat për financimin e partive politike në internet. Po ashtu do të ndihmonte në kursimin e parave edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Veçanërisht në Evropë, shumica e vendeve janë duke debatuar për digjitalizimin e raporteve të financimit të partive politike dhe shpresojmë që Kosova do të jetë në linjë me këto praktika të Evropës”, tha Hamada.

Muaj më parë, nga zyra e kryeministrit të Kosovës, ishte iniciuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike, me qëllim të rritjes së transparencës dhe luftimit të korrupsionit.

Përmes këtyre ndryshimeve, parashihet që të sqarohen disa nga dispozitat ligjore, me theks të veçantë të kontrollit financimit të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare dhe publikimi i tyre. Përveç tjerash, pritej edhe krijimi apo hapja e zyrës për regjistrim dhe certifikim të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Të premten, ky projektligj ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë pikërisht ndryshimi i propozuar për të mos krijuar një zyre të tillë në KQZ dhe ndryshime të tjera, që kanë shtyrë dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që mos të votojnë për plotësim-ndryshimin e këtij projektligji.

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË

Komentet

Shto koment

Të ngjashme