Arbëri

MPB: Tenderi për furnizim me certifikata është në fazën e vlerësimit

MPB: Tenderi për furnizim me certifikata është në fazën e vlerësimit

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thotë se tenderi për furnizim me certifikata të gjendjes civile është në fazën e vlerësimit dhe se aktualisht shërbimet e gjendjes civile janë duke u kryer përmes dokumenteve të shtypura në letër të bardhë, por që përmbajnë nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar dhe vulën.

“Ju njoftojmë se në janar të vitit 2019 kemi pasur një furnizim prej 600.000 certifikatash por për shkak të numrit të madh të kërkesave ato janë shpenzuar brenda një afati të shkurtë kohor. Këto shërbime kryhen nga të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile, nëpër të gjitha komunat dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në njoftim.